Krishtlindjet vijnë në shtator për 2-vjeçarin me kancer

Banorët në Ohio kanë festuar Krishtlindjet para kohe për ti plotësuar dëshirën një djali 2-vjeçar që vuan me kancer të trurit në fazën e fundit.

Brody Allen iu dha vetëm disa muaj kohë jetë ndaj familja e tij, miqtë dhe fqinjët në Colerain Toënship zbukuronuar shtëpitë e tyre, kënduan këngët e Krishtlindjeve dhe organizuan një paradë të festës tradicionale.

Por jo vetëm, ‘Santa Claus’ erdhi për të dhënë mbështetjen e tij Brody-t.

Qindra njerëz u bashkuan për të festuar Krishtlindjen me vogëlushin.

Allen buzëqeshte ndërsa qëndronte në prehërin e nënës së tij dhe shikonte organizimet, automjetet dhe dekorimet e tjera të Krishtlindjeve.

Kur banorë dëgjuan planin e familjes së Brody për të festuar Krishtlindjet në shtator për ti dhënë gëzim djalit të vogël, iu bashkuan festës menjëherë.

Fqinjët dekoruan shtëpitë dhe oborret e tyre. Ndërsa të huajt sollën shumë dekorime dhe dhurata të Krishtlindjeve. Kartolinat mbushën kutitë postare ndërsa këngët e festës mbushën valët e staioneve radiofonike që luajtën muzikën për Brody.

‘A Greater Northbrook’ mori përsipër sfidën për të organizuar paradën dhe eventin e Krishtlindjeve. Në 10 ditë arrtiën të realizonin paradën 40 minutëshe me superheronj, Santën, makina të vogla e të mëdha, motoçikleta dhe shumë dekorata të Krishtlindjeve.

Parada përfundoi në kompleksin qeveritar Colerain Toënship, ku ishin bërë organizime të tjera me lojr, udhëtime me tren, ushimë dhe aktivitete të ndryshme.

Ndërsa dita përfundoi me fishekzjarre.

 

SHKARKO APP