Kritikoi qeverinë, e rrahën për vdekje, arrestohen 25 persona

Një vrasje mizore ka qenë ajo e një studenti në Bangladesh.

Pas vrasjes të tmerrshme, policia në këtë shtet ka arrestuar gjithsej 25 vetë, të dyshuar për vrasjen e studentit. Një grup personash i zunë pritë studentit, duke e qëlluar me sa mundeshin, vetëm se ai kritikoi qeverinë, shkruajnë mediat e huaja.

Vrasja e Abrar Fahad shkaktoi protesta në të gjitha kampuset universitare në të gjithë vendin. Policia tha se 11 persona janë përfshirë direkt në këtë vrasje, kurse pjesa tjetër ka bashkëpunuar me vrasësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë nga të rinjtë ishin pjesë e një grupimi politik në Bangladesh që quhet Auami League. Ky grup ishte akuzuar edhe më herët për tortura ndaj studentëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?