FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryetari i bashkisë “lidh kurorë” me një krokodil, e puth edhe në “buzë”

Një kryebashkiak meksikan është bërë personazhi kryesor i një eventi të pazakontë. Ai është martuar me një krokodil, të cilën e ka veshur edhe me një fustan nusërie.

Victor Hugo Sosa është kryetari i bashkisë së San Pedro Huamelula. Ai u martua me krokodilin, në kuadër të një rituali të vjetër të popullsisë indigjene që parashikon sjelljen e bollëkut në fshatin në Meksikën jugperëndimore.
Zvarraniku shtatë vjeçar, i referuar si “Princesha e Vogël”, besohet të jetë një hyjni që përfaqëson Nënën Tokë dhe martesa e saj me udhëheqësin lokal simbolizon bashkimin e njerëzve me botën hyjnoren.
Një ceremoni tradicionale shoqëroi dasmën e pazakontë ku nuk kishin si të mungonin edhe rite të tjera indigjene.

Goja e krokodilit të vogël u lidh për të shmangur kafshimin e padëshiruar pasi kryetari e puthi atë disa herë gjatë gjithë ceremonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?