Kryqëzimi i këmbëve kur jemi ulur bën keq për shendetin?! Ja çfarë këshillash duhet të ndiqni
Më këmbë të kryqëzuara, shumica prej nesh ndjehem më komod kur qëndrojnë ulur. Por a jemi të sigurt nëse ky qëndrim i bën mirë shëndetit? Studime të ndryshme hedhin hipoteza se të mbash këmbët e kryqëzuara mund të sjellë dëme të rënda për shëndetin si shfaqje e venave, rreziku për nervat dhe presioni i gjakut.
Por, gjithashtu rezulton se jo vetëm shpina dhe gjunjët mund të kenë probleme nga ky qëndrim. Një profesor amerikan ka sugjeruar të gjitha gratë deh burrat që qëndrojnë apo punojnë shumë orë ulur, se këmbët duhet të qëndrojnë të shtrira, ndërkohe që në pozicionin të kryqëzuara duhet të mbahen, aq kohë sa na duhet për të pirë një kafe.
Megjithatë përsa i përket qëndrimit ‘këmbë të kryqëzuara’ dhe problemeve me venat, studimet të tjera tregojnë që më të shumtën e rasteve ajo është e lidhur me moshën, peshën dhe predispozitën gjenetike.
Por si duhet të qëndrojmë ulur?
Sipas specialistëve pozicioni më i mirë kur qëndroni ulur në tavolinë, është që këmbët t’i mbani të kryqëzuara duke i lënë të lira kofshët. Herë pas here mundohuni të ndryshoni pozicionin e këmbëve që të lini qarkullimin e gjakut të lirë.