Kujdes, kjo pemë ngjan me mollën por është vdekjeprurëse, shkakton gjakderdhje të brendshme

“Pema më e rrezikshme” e botës është aq toksike saqë qëndrimi nën të gjatë shiut do të bëjë që lëkura juaj të digjet dhe të enjtet.

Ngrënia e frutave nga pema mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme dhe madje vdekje prandaj quhet edhe “pema e vdekjes”.

Quhet Manchineel, dhe zakonisht gjendet në plazhet bregdetare rreth Karaibeve dhe Amerikës.

Pema vdekjeprurëse rritet gjithashtu në këneta të thella, duke arritur lartësi afro 50 metra.

Shenjat dalluese të pemës përfshijnë lëvore të kuqërremta-gri, lule të gjelbërta në të verdhë dhe gjethe të gjelbërta me shkëlqim.

Por, edhe pse me një pamje të bukur, kjo pemë është një vrasëse. Të gjitha pjesët e saj përmbajnë toksina jashtëzakonisht të forta.

Qëndrimi nën pemë gjatë shiut do të bëjë që lëkura juaj të piqet, madje qoftë edhe nga një pjesë e vogël që mund të rrëzohet mbi ju.

Gjithashtu djegia e pemës është e rrezikshme, pasi tymi i saj mund të shkaktojë dëme në sy. Pema prodhon një frut që duket i ngjashëm me mollët.

Por ngrënia e këtij fruti është potencialisht fatale – megjithëse nuk janë regjistruar vdekje në kohërat moderne. Gëlltitja e frutave besohet se prodhon gastroenterit të rëndë.

Simptomat përfshijnë gjakderdhje të brendshme, tronditje, mbivendosje bakteriale dhe bllokim të rrugëve të frymëmarrjes përmes ënjtjes. Fruti thuhet se është shumë i shijshëm.

Por më pas, personi përjeton një “ndjenjë të çuditshme me piperin … gradualisht përparon në një ndjesi djegie, shqyerje dhe shtrëngimi të fytit”.

Këto simptoma përkeqësohen derisa viktima mezi mund të gëlltisë ushqim të ngurtë për shkak të dhimbjes ngacmuese dhe ndjenjës së një gungë të madhe penguse në fyt”.

Pema e Manchineel është vendas në Karaibe, Florida, Bahamas, Meksikë, Amerikën Qendrore dhe veriun e Amerikës së Jugut.

Shumë pemë mbajnë shenja paralajmëruese, ose shënohen me një “X” të kuq për të theksuar rrezikun.

Emri i saj spanjoll është manzanilla de la muerte, ose “molla e vogël e vdekjes”.

SHKARKO APP