Kukësi, streha e preferuar e arinjve. Ky që shikoni në video u filmua në Rrugën e Kombit

Një ari i tillë i murrmë të dielën plagosi rëndë një bari në Kukës. Ky që shikoni në video është filmuar në të njëjtën ditë në Rrugën e Kombit teksa vrapon maleve.

Ekrem Onuzi, 45-vjeç, nga Kukësi u sulmua paraditen e djeshme nga një ari teksa ishte duke kullotur bagëtitë. Për pasojë bariu ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup.

Ai po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Sasat, në bjeshkët e Gjalicës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulme të ngjashme nga arinjtë ndaj banorëve të zonave të thella në Kukësit janë shënuar edhe më herët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?