Kur duhet të rifilloni marrëdhëniet seksuale pas një lindjeje me operacion
Edhe pse nuk keni lindur në mënyrë natyrale, seksi është ndoshta gjëja e fundit që ju kalon në mendje pas një prerjeje cezariane. Netët pa gjumë dhe përkujdesja ndaj foshnjës e bëjnë seksin të tingëllojë një gjë e largët.
Plus, hormonet tuaja nuk janë në favor të seksit. “Vrulli i hormoneve të mëmësisë vepron si një sistem ndihmës për lidhjen mes nënës dhe foshnjës dhe në përgjithësi refuzon dëshirën për seks javët e para apo më shumë”, sipas Nicole Williams, themeluese e Institutit të Gjinekologjisë në Çikago.
Por një ditë ai do të kthehet përsëri. Dhe ja tek vjen pengesa e radhës: A është e sigurt të kryeni marrëdhënie seksuale? Ju keni pasur një ndërhyrje serioze. Dhe duhet të keni disa gjëra parasysh përpara se t’i rinisni këto marrëdhënie.
Seksi pas prerjes cezariane: Sa herët është ‘shumë herët’?
Planifikoni ta rinisni pas 6 deri në 8 javë pas ndërhyrjes, shprehet William. Arsyeja kryesore është sepse keni pasur një ndërhyrje serioze, që do të thotë se janë prerë të gjitha shtresat e barkut për të mbërritur tek mitra. Dhe të gjitha këto shtresa, sidomos shtresat muskulore, duhet të shërohen.
Seksi është një aktivitet që kërkon impenjimin e muskujve, prandaj duhet t’u jepni atyre kohë për t’u rikuperuar. Përveç kësaj edhe mitra është një muskul. Kur ajo është ende e zgjeruar dhe ju keni një orgazmë, kjo mund të çojë në ngërçe për shkak të lirimit të hormoneve të caktuara që i stimulojnë ato. Për më tepër, aktiviteti i zgjeruar mund të rihapë plagën. Nëse kjo ndodh, ndaloni menjëherë.
Si të veproni kur nuk ndiheni mirë?
Duke qenë se nuk keni lindur në rrugë natyrale, pjesa e interkursit seksual nuk duhet të jetë problem. Megjithatë vagina juaj mund të ndihet e lënduar dhe kjo është normale. Kështu që kushtojini shumë vëmendje faktit se si ndiheni gjatë seksit. Nëse nuk ndiheni komode, ndaloni. Seksi duhet të japë kënaqësi. Prisni dhe një javë dhe përpiquni përsëri.
Cilat janë pozicionet më të sigurta?
Shkruajeni në një letër: quhet ‘interkurs anësor vaginal’. Një pozicionim anësor, nuk do t’ju lejonte të lëndonit zonën e ndërhyrjes kirurgjikale. Vetëm kujdes! Shanset për të ngelur përsëri shtatzënë gjatë herëve të para të marrëdhënieve seksuale pas lindjes janë shumë të larta, sipas gjinekologes William.
Kur keni dyshime, konsultohuni me mjekun tuaj
Zakonisht dy javë pas lindjes nënat e reja, rikthehen për një konsultë tek gjinekologu i tyre. Nëse kjo nuk është në protokoll, kërkojeni ju.