Kur miku më i mirë i njeriut në Australi është…krokodili

Thonë që miku më i mirë i njeriut është qeni, por në Australi ndodh e kundërta. Për ekspertin e kafshëve, Matt Wright miku më i mirë i tij është një krokodil 4 metër i gjatë me emrin Bonecruncher (Thërrmuesi i kockave). Kjo miqësi zgjat prej 5 vitesh dhe mund të shohësh se si të dy luajnë në ujërat e lumit Finnis në veri të Australisë.

YouTube player

Sipas agjentit të Wright miqësia mes të dyve u forcua rreth 3 vite më parë kur krokodili për shkak të një aksidenti, kishte nevojë për kurim. Matt i shpëtoi jetën dhe i çonte ushqime përditë deri sa krokodili ishte në gjendje të mirë dhe mund të gjuante vetë.

“Unë e njoh sjelljen e tij dhe gjithashtu dhe ai timen. Kjo është diçka shumë e bukur”, u shpreh eksperti i kafshëve Matt Wright.

SHKARKO APP