Kur mysafiri i radhës është një aligator

Një aligator ka bllokuar derën e një shtëpie në Luiziana dhe ka lënë të gjithë anëtarët të mbyllur brenda për disa çaste.

Policia ka shpërndarë fotografitë e zvarranikut që nuk lëvizte aspak nga hyrja. Në postimin e departamentit në Facebook shkruhej: “Kështu, asnjëherë nuk e di kush mund të shfaqet në derën e shtëpisë. Një ditë tjetër në rajonin e policisë St.Martin”.

Pak minuta më vonë, përdoruesit e Facebook filluan të komentonin se cfarë frike do përjetonin nëse do ishin në atë situatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Alligator gets cozy outside Breaux Bridge home

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?