Kur një email arrin të përlotë fotografen

 

Është e zakonshme që femrat të shqetësohen për pamjen e tyre fizike, por një bashkëshort ka shkruar një letër ku vlerëson ato që gruaja e tij i sheh si “të meta” te vetja. Teksa gruaja e tij bëri një set fotosh tek fotografja Victoria Caroline ajo i kërkoi që të modifikonte pjesët e celulitit, rrudhave, strijave e shenja të tjera të trupit që të mos i dilnin në foto.
Victoria bëri atë që i kërkoi dhe albumin me 30 foto ia dha bashkëshortit të saj. Tri ditë më vonë ajo morri një email nga i shoqi, i cili thoshte se nuk është i mërzitur , por dëshironte t’i shprehte diçka. “Unë njihem me gruan time që kur kemi qënë 18 vjeç, dhe kemi dy fëmijë të bukur bashkë. Kemi pasur disa ulje-ngritje gjatë këtyre viteve”, nis ai shkrimin e tij. Më pas thotë se bashkëshortja i ankohet ndonjëherë se nuk e sheh tërheqëse, dhe do e mallkonte nëse ai kërkonte dikë më të re. “Por kur hapa albumin që më dha, zemra ime u mbyt. Këto foto… sigurisht që janë të bukura, dhe ju jeni shumë e talentuar… por nuk ishte gruaja ime. Ju kishit zhdukur çdo gjurmë të saj… dhe ndërsa jam i sigurtë se një gjë të tillë ua ka kërkuar ajo, aty është hequr çdo gjë që ka krijuar jetën tonë.  Kur ju i keni hequr strijat, keni hequr dokumentimin e fëmijëve të mi. Kur keni hequr rudhat e saj, keni hequr dy dekada gëzime dhe hidhërime tonat. Kur keni hequr celulitin e saj, ju keni hequr dashurinë e saj për gatimin dhe të gjitha të mirat që ka ngrënë gjatë këtyre viteve. Nuk po ua them të gjitha këto që të ndiheni tmerrësisht keq, ju thjesht po bëni tuaj dhe e bëni shumë mirë. Unë po ju shkruaj që t’ju falenderoj. Duke parë këto foto më bëni të mendoj se ndershmërisht, nuk i them gruas sime se sa shumë e dua dhe e adhuroj atë ashtu siç ajo është. Ajo e dëgjon shumë rrallë, dhe mendon se fotot e modifikuara janë ato që unë dëshiroj dhe kam nevojë që ajo të duket. E di që duhet të bëjë më shumë në ditët e ardhshme duke festuar me të në të gjithë imperfeksioni e saj. Faleminderit që ma kujtuat”, përfundon letra. Victoria ishte prekur shumë nga këto komente të cilat vendosi t’i shpërndante në profilin e saj. “Ky email ishte 100% i vërtetë, dhe kam qarë si fëmijë me faj për gjashtë muaj, sa herë që e lexoja”. Edhe përdoruesit në postimet e tyre shpreheshin mjaft të prekur nga këto fjalë të sinqerta.

SHKARKO APP