Kur vila me 30 dhoma gjumi është shumë “e ngushtë”për familjen tënde
Njerëzit zakonisht ankohen për hapësirën e ngushtë brenda një apartamenti por ka edhe nga ata që një suitë me 30 dhoma gjumi nuk ju del.
Kështu kryeministri dhe zv/Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe Udhëheqësi i Emiratit të Dubait, Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum kërkon që të bëjë një shtesë në banesën e tij të madhe në Skoci, në mënyrë që familja e tij e shumtë në numër, së bashku me shërbëtorët, të mos rrinë “ngushtë”.
Ai dëshiron që shtëpisë gjigante t’I shtojë edhe një pjesë tjetër ku do të ketë 9 dhoma gjumi dhe dy lozha për stafin e shërbimit.
Al-Maktoum ka disa gra dhe 23 fëmijë dhe për këtë arsye kërkon zgjerimin e pronës së tij në Skoci, e cila ka plot 30 dhoma gjumi.
Sheiku ka një pasuri prej rreth 15 miliardë eurosh dhe pronën prej 63 000 hektarësh e ka blerë rreth 20 vite më parë. Familja e tij e madhe e përdor pronën për të pushuar në verë, duke qenë se në Dubai, në këtë periudhë temperatura arrin deri në 50 gradë celcius. dhi