Kush është njeriu i parë në botë që la punën si bankier, për të realizuar maratonën në çdo shtet të globit?
Ish-bankieri, Nick Butter, 30 vjeç, vendosi një rekord botëror pasi vrapoi 26.2 milje në 196 vende të njohura nga Kombet e Bashkuara. Ai përfundoi udhëtimin e tij të fundit në Athinë, Greqi, pikërisht të Dielën. Ai e la punën e tij në bankë duke filluar këtë aventurë solo në janar të vitit të kaluar pasi u frymëzua nga një mik i tij i ngushtë që ishte me kancer në fazë terminale.
Që nga ajo kohë ka realizuar 5,130 milje në ngjarje të ndryshme të organizuara nëpër shtatë kontinente, duke kapërcyer nxehtësinë ekstreme të shkretëtirës së Saharasë dhe ftohjen e hidhur të Antarktidës.
Gjatë aventurës 675 ditore ai është goditur nga një makinë, kafshuar nga një qen, ka thyer bërrylin e tij dhe madje edhe është qëlluar me armë. Ai shpreson të mbledhë një total prej 250 mijë paundësh për Kancerin e prostatës në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një intervistë ai është shprehur se kjo “Ka qenë përvoja më e pabesueshme, pasi kam parë gjëra që nuk do t’i imagjinonit dot. U deshën dy vjet për të planifikuar, çka ishte vërtet e komplikuar , për të organizuar fluturimet dhe qëndrimet nëpër vendet e ndryshme të botës. Gjatë 18 muajve të fundit, kam kaluar 10 pasaporta dhe rreth 120 viza, kam jetuar në aeroporte dhe dhoma hoteli, thjesht ka qenë një marramendje konstante. Ka qenë një aventurë kaq e këndshme dhe nuk mund të besoj se jam në vijën e finishit “.
/ TheTelegraph -Scan