“Kush merr frymë në Mars?”, Studimi i NASA-s lë pa fjalë shkencëtarët

Sonda “Curiosity” e NASA me fotografitë dhe analizat e kryera, ka ndryshuar përgjithmonë njohuritë që kemi për planetin Mars.

Studimi i pothuajse 6 viteve të dhënash dhe vëzhgimi nga Marsi premton një revolucion në astronomi dhe është botuar në revistën “Journal of Geophysical Research”.

Aty konkludohet se atmosfera e planetit ka një sasi oksigjeni shumë herë më të madhe se ajo e menduar. Niveli i këtij oksigjeni ndryshon në mënyrë sezonale, ku praktikisht molekulat e tij shumëfishohen deri në 30% gjatë pranverës, për të rënë në nivel gjatë dimrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkencëtarët nuk e shpjegojnë dot arsyen por disa mendojnë se instrumentet mund të jenë prishur, ose që niveli i ujit në terren të jetë shumë më i madh se ai i menduari. Por përgjithësisht ata mendojnë se nuk kemi të bëjmë me çështje atmosferike, por me një proces më të ndërlikuar, të tipit “diçka e prodhon oskigjenin dhe më pas e përthith”. Natyrshëm lind pyetja “kush merr frymë në Mars”?

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?