Kush na mplak para kohe?
Cilat janë gjërat që në vërtetë të rrisin moshën? Duke e ditur, i jep mundësi vetes edhe për t’i luftuar. Kush e dinte që jeta e qytetit mund të nxiste plakjen? Por jo vetëm ajo. Hidhi një sy listës.
Takimet stresuese
Prezantimet dhe takimet me njerëz të ndryshëm mund të të plakin. Orët e gjata dhe të lodhshme, përpjekjet për të rënë në marrëveshje nga më të ndryshmet, bëhen të lodhshme në fund të ditës dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në lëkurë. Sapo kjo bëhet e shpeshtë, lëkura fillon të ndryshojë ngjyrë, madje edhe të tregojë vazhdimisht lodhje.
Si ta luftosh? Përdor krem për lëkurën që ndihmon në rigjenerimin e qelizave.
Ekrani i kompjuterit
Sa herë gjendesh para kompjuterit dhe mendon që gjatë 8 orëve të ditës nuk do t’i shpëtosh dot dritës së tij, kjo është vërtet shkatërruese edhe për lëkurën. Orët e gjata mund të krijojnë rrudha shumë më shpejt nga sa mund të mendosh.
Si ta luftosh? Vendos një xham mbrojtës gjithmonë në ekran dhe përpiqu që pas çdo 30 minutave, të bësh një pushim. Përdor një krem, i cili është specifik për dëmtimin e rrezeve.
Jeta e qytetit
Njerëzit që jetojnë në qytet plaken 10 për qind më shpejt se ata që jetojnë në periferi apo në fshat. Kjo për shkak të ajrit të ndotur, i cili i vret proteinat që e mbajnë fytyrën të freskët.
Si ta luftosh? Fillo të përdorësh gjithmonë një hidratant për lëkurën, çdo ditë, i cili ka përmbajtje me Q10 dhe vitaminë B3, të cilat ndihmojnë për të forcuar lëkurën.
Puna deri në 4 pasdite
Është një ditë e gjatë dhe e lodhshme, jashtë mund të jetë errësirë (në dimër) dhe ndoshta ke nevojë për të rritur nivelin e sheqerit pas 8 orëve punë, shkruan revista class. Nëse e bën rutinë, jo vetëm do të gjesh çlodhje pas një çaji a diçkaje tjetër, por edhe fytyrës do t’i falësh më shumë rini.
Si ta luftosh? Provo një krem me përmbajtje acidi lipoic (ALA), i cili ndihmon për rigjenerim të fytyrës dhe lufton inflamacionin.
Dushi i mëngjesit
Është momenti gjatë të cilit të duhet të vraposh për të arritur orarin. Dushi është mënyra më e mirë për të nisur ditën, por mjaft i dëmshëm për lëkurën, sepse pasi ke bërë një dush me ujë të ngrohtë dhe më pas del në ajër të freskët apo të ftohtë, fytyra krijon tharje. Kjo ndikon negativisht në lëkurë dhe bën që ajo të rrudhet më shpejt.
Si ta luftosh? Nëse nuk mund ta shmangësh dushin në mëngjes, atëherë sigurohu që pas një ore pasi ke bërë dush, të mos dalësh nga shtëpia. Pastaj sigurohu që pas dushit të përdorësh një krem hidratant.