Kush ruan qetësinë është më pak i rrezikuar nga koronavirusi
Mendimi i ekspertëve është se ruajtja e qetësisë mund të ndihmojë qelizat imunitare të punojnë në mënyrë më të shëndetshme, gjë që do ta bëjë qëndrimin në shtëpi edhe më të rehatshëm.
Shef i Klinikës së Psikiatrisë Spitalore të Qytetit të Ankarsë, Dr. Erol Göka shpjegoi se si ruajtja e moralit dhe mbajtja e motivimit të lartë në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) mund të kontribuojë në trupin dhe sistemin imunitar.
Sipas raportimit të Agjencinë Sputnik, Göka deklaroi se është e natyrshme të shqetësohesh për kërcënimin e sëmundjes dhe se kjo e shtyn personin të marrë masat e nevojshme, prandaj, nuk duhet të frikësohen dhe të shqetësohen nga ankthi.
Göka theksoi se ankthi i lehtë dhe i moderuar nuk do ta dëmtojë personin fizikisht dhe, përkundrazi, do të rrisë pak prformancën:
“Mirëpo, stresi intensiv dhe i vazhdueshëm nuk ndikon pozitivisht në sistemin imunitar. Vetëm se mbajtja e moralit dhe motivimit të lartë përballë një infeksioni ngjitës nuk është një kriter adekuat për të mos u sëmurë, por ruajtja e qetësisë mund të ndihmojë trupin tonë të pushojë dhe qelizat tona imunitare të punojnë më shëndetshëm. Marrja e masave të nevojshme do të na ndihmojë të kemi një qëndrim sa më të shëndetshëm në shtëpi ”.
‘Solidarizimi është i nveojshmëm dhe i dobishëm në këtë proces’
Psikiatri Rabia Nazik Yüksel theksoi se ka njerëz që dëshpërohen duke konsideruar simptomën më të vogël si Kovid-19, dhe se kur ndjejnë ankth shëndetësor, përqendrohen më shumë në trupin e tyre. Ata mund të kenë kollë apo të ndiejnë dhimbje që mund të ekzistojë në çdo kohë në trupin e tyre.
“Të shpenzojmë sa sa më pak kohë në mediat digjitale, si media sociale dhe grupet WhatsApp që rrisin ankthin tonë me informacioneve të pavërteta. T’u kushtojmë vëmendje informacioneve që vijnë nga utoritetet kopetente, të bashkëbisedojmë me të dashurit tanë, me familjen tonë, të solidarizohemi me ta që kalojë sa me pa probleme ky proces.”