Kuzhinieri i Shtëpisë së Bardhë: Ja sekretet seksuale të presidentëve

 

Në librin e tij të ri “Zotëri Kuzhinier i Shtëpisë së Bardhë”, Ronnie Seaton rrëfen tregimet e tij intime për shërbimin e tij 32-vjeçar që nga koha e Reagan e deri te presidenti i tanishëm Obama. Teksa Shtëpia e Bardhëhedh poshtë pretendimet e tij, duke thënë se nuk ka ndonjë të dhënë se ky person ka punuar ndonjëherë si pjesë e stafit të pallatit presidencial.

Gjithsesi, ai tregon sesi shikonte Bill Clintonin duke ngacmuar pjesëtaret femra të stafit dhe sesi e qortonte Dick Cheney George W. Bushin çdo ditë. Ai madje rrëfen edhe për ushqimin e përgatitur për Bill Clinton dhe Monica Lewinsky në natën e incidentit “Fustani blu”.

Por dy tregimet më tronditëse janë të lidhura me Bush.

Seaton deklaron se gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë, George W. Bush pinte alkool dhe cigare gjatë gjithë kohës, duke shkruar “Presidenti Bush ka pirë shumë uiski”. Ai madje thotë se pastronin edhe mbetje të marihuanës. Në faqen e radhës, Seaton thotë se Bush ka pasur aferë një-natëshe me Sekretareshën Condoleeza Rice dhe se Laura Bush e ka ditur dhe i kishte thënë Rices “se duhet të mendojë që ta lë postin e saj”.

Në këtë pikë, ju do të mendoni nëse ky person është i vërtetë. Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë nuk ka ndonjë regjistër të këtij personi se ka punuar aty. Ai ka kërkuar nga një gazetë të publikojë librin e tij, dhe më vonë ka dalë se ai punon aty ku tregon ngjarje të ngjashme.

Por, Seaton 62 vjeçar insiston se gjithçka është e vërtet, vetëm biografia e tij mjafton për ngjalljen e një dyshimi: Veteran i Vietnamit i cili ka shpenzuar 21 ditë në burg, ka fituar Medaljen e Lirisë nga dy presidentë dhe fisnik sepse Mbretëresha Elizabeth II i ka pëlqyer ushqimet e tij.

Në kapitullin për Clintonin, Seaton kutojn një kërkesë speciale për darkë për dy persona dhe e përshkruan atë që ai e quan “njëri prej ushqimeve më joshës që ai ka bërë”, duke përgatitur edhe dredhëza të mbuluara me çokollatë, hajvar dhe një shishe shampanje shumë të shtrenjtë.

Mysafiri i presidentit atë natë, ai shkruan se qe Lewinsky.

SHKARKO APP