Ky është aeroporti që do u lejojë udhëtarëve të tymosin hashash përpara se të nisen
Një aeroport ka njoftuar se do t’i lejojë pasagjerët që të tymosin kanabis lirshëm përpara fluturimeve të tyre.
Aeroporti i Vankuverit në Kanada është tashmë duke hapur disa seksione të dedikuara për pirjen e hashashit për pasagjerët e tyre konsumues të bimës narkotike. Vendimi vjen vetëm pak kohë pasi Kanadaja legalizoi konsumimin e kanabisit rekreativ.
Një deklaratë në faqen e internetit të linjës ajrore thuhet:
Ne ofrojmë një mjedis pa tym brenda aeroportit – në çdo kohë dhe për të gjitha substancat – dhe kemi caktuar zona të posaçme për tymosje jashtë ndërtesës së terminalit për përdorim publik.”
Pasagjerëve u lejohet të fluturojnë me deri në 30 gram substancë në valixhen e tyre – megjithatë vetëm në fluturimet e brendshme brenda vendit.
Ministri Federal i Transportit, Marc Garneau tha:
Përderisa fluturimi është i brendshëm, njerëzve u lejohet të sjellin deri në një sasi të caktuar për përdorimin e tyre personal. Megjithatë, unë do t’i kujtoja njerëzit nëse do të shkojnë në një vend si Shtetet e Bashkuara – rregullat e atij vendi janë rregullat që zbatohen.”
Aeroporti ka vendosur shenja rreth e qark që paralajmërojnë njerëzit se “kalimi i kufijve ndërkombëtarë me kanabis është i paligjshëm”.