Ky është peshku “kokëgjarpër” që mbijeton edhe jashtë ujit
Së fundmi në shëtin e Xhorxhias në SHBA është zbuluar një lloj peshku, që mund të mbijetojë edhe jashtë ujit.
Ai arrin të jetojë edhe duke lëvizur jashtë ujit pasi merr oksigjen nga flegrat e gushës. Por për shumicën e peshkatarëve ky lloj peshku ëhstë një rrezik i madh për sepciet vendase.
Autoritetet u kanë bërë thirrje kujtdo që has peshq të tillë që t’i vrasin, për të shpëtuar të tjerët.
“Falë raportimit të shpejtë të kësaj specieje invazive në këtë zonë, ne do të ndërhyjmë menjëherë”, tha Met Tomas, shefi i peshkimit në Xhorxhia.
Këta lloj peshqish, të quajtur “Kokëgjarpër”, rriten në Azi dhe në Afrikë, në ujëra të ëmbla.
Ndërsa në Xhorxha të SHBA-ve po zbulohen për herë të parë. Nëse lihen të jetojnë në atë zonë, këta peshq do të hanë speciet e tjera autoktone dhe do t’i çojnë drejt zhdukjes.