Ky është vendi ku njerëzit e gjallë jetojnë bashkë me të vdekurit
Vende të ndryshme kanë tradita e zakone të ndryshme, por përgjithësisht në të gjithë botën kemi një të përbashkët: i gjalli me të gjalli, i vdekuri me të vdekurin.
Mirëpo, siç duket, në ishullin e Sulawesi, në Indonezi, ndodhet një fis që e ka thyer këtë traditë dhe ka zakone të veçanta.
Bëhet fjalë për fisin Torajan, i cili beson se një njeri vdes vërtetë në momentin që në varrimin e tij sakrifikohet një buall uji, që do t’i shërbejë si “mjet transporti” në botën e përtejme.
Deri në atë moment, trupat e pajetë të të ndjerëve mbahen në shtëpi, për ditë, javë e deri vite. Familjarët kujdesen për ta si të ishin ende gjallë, madje edhe duke i ushqyer.