Ky grup gjaku mund të jetë më i prekuri prej koronavirusit

Koronavirusi (COVID-19) u përhap me shpejtësi në të gjithë botën dhe u shpall pandemi nga OBSH.

Prej momentit të shpërthimit në Kinë, një numër i madh personash në mbarë globin kanë humbur jetën prej infeksionit që prek mushkëritë duke e bërë kështu shumë të vështirë frymëmarrjen.

Janë bërë studime nga më të ndryshmet lidhur me pandeminë e re që ka prekur njerëzimin dhe po ashtu ende po punohet me intensitet për gjetjen e një vaksinë që do luftojë në pak kohë atë.

Ndërsa një studim ka kruahasuar shpërndarjen e rasteve me koronavirus tek persona me grupe të ndryshme gjaku për të kuptuar nëse një grup gjaku i caktuar është më i predispozuar të prekte prej pandemisë se një tjetër.

Rezultatet janë të habitshme pasi ka rezultuar se pas analizimit të rasteve në 2173 pacientë me COVID-19 nga tre spitale në Wuhan dhe Shenzhen, grupi i gjakut A ishte i shoqëruar me një rrezik më të lartë për infektimin me COVID-19 në krahasim me grupet e tjera.

Ndërsa grupi i gjakut 0 ishte i shoqëruar me një rrezik më të ulët për infeksion krahasuar me grupet e tjera të gjakut.

Patjetër që ky studim është i pari në llojin e tij dhe nuk mund të konsiderohet zyrtarisht i pranuar pasi testimit i janë nënshtruar vetëm 2173 persona ndërsa që të konsiderohet plotësisht duhet të kryhen studime të ngjashme në një numër më të lartë pacientësh me koronavirus dhe me grupe gjaku të ndryshme./joq/

SHKARKO APP