Ky mal është ndër më të rrezikshmit në botë. Zbuloni për cilin bëhet fjalë

Pozicionuar 120 kilometra nga qyteti i famshëm X’an në Kinë, mali Huashan është një ndër 5 malet e shenjtë të Taoizmit dhe rruga më e vështirë.

Pavarësisht vështirësive të këtij kalimi, mijëra persona përpiqen çdo vit për të shijuar pamjen e pabesueshme të tij, por jo pa ngjitur më parë 370 shkallë të ndërtuara në mënyrë vertikale dhe me zinxhirë të varur në një shkëmb të lartë 300 metra.

I njohur për “shkallët drejt qiellit”, këto shkallë ngjiten aq lart, sa nuk arrin as ta shohësh fundin e tyre. Por, nëse mendon se kjo është pjesa më e vështirë e rrugës, gabohesh. Në të vërtetë, është më e thjeshta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka shkallë të tjera që çojnë në një shteg të bërë me dru, tek i cili, meqë nuk është e detyrueshme të përdorësh disa pajisje sigurie, është shumë i rekomanduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo pjesë quhet ‘Changong Zandao’ dhe njihet si pjesa më e rrezikshme e rrugëtimit, për shkak të lartësisë: 4 metra lartësi dhe vetëm 76,2 centimetra gjerësi

Pas kësaj është ende një shtrirje rruge marramendëse që njihet si ‘Dragoi i Zi’, ndërtuar në një shkëmb të gjerë vetëm pak centimetra. Më pas duhet të ngjisësh mure thuajse vertikalë, ku mund të mbështetesh vetëm në zinxhirë të ndryshkur dhe shkallë të vjetra.

E gjitha kjo kërkon 10 orë për t’u ngjtur. Gjithsesi, për më dembelët dhe më pak aventurierët, është edhe një teleferik, i cili të çon në majë për një pagesë të vogël.

Keto janë gjëra që nuk zgjidhen me konferenca, por në mënyrë diplomatike, pastaj turku all pergjigjen.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?