Ky njeri zbriti në “Portën e Ferrit” (Foto)

 

Një eksplorator me famë botërore është bërë i pari person që zbret në atë që njihet si “Porta e Ferrit”, një gropë në Turkmenistan, e cila digjet prej më shumë se 40 vitesh.

Fotot spektakolare janë publikuar nga vetë George Kourounis, 44 vjeç, që zbriti 30 metra në një temperaturë që i kalon 1 mijë gradë celsius.

Kanadezi kishte veshur një kostum që e mbron nga nxehtësia dhe aparatura për të marrë frymë.Kjo gropë u hap nga shkencëtarët sovjetikë mbi 40 vjet më parë.

Por një aksident gjatë gërmimit bëri që të nisë të digjet gazi i pranishëm.Kanadezi ishte i pari që vuri këmbën në fund të gropës.

SHKARKO APP