Ky qytet po shpërndan prezervativë falas dhe ia dërgon në shtëpi çdo personi që i dëshiron
Zyrtarët shëndetësorë të Miçiganit po shpërndajnë prezervativë falas për të gjithë ata që kanë nevojë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Departamenti i shëndetit zakonisht i ofron prezervativët falas në ndërtesat qeveritare, bare dhe restorante. Por për shkak se shumë hapësira publike janë mbyllura, po i dërgon prezervativët direkt tek në shtëpitë e banorëve.
Banorët e Michigan mund të kërkojnë prezervativë përmes adresës MDHHS-FreeCondoms@Michigan.gov dhe stafi i departamentit të shëndetësisë ia çon në shtëpi. Çdo paketë përfshin 10 prezervative dhe 10 pako vajosje.
“Ne e ndiejmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që gjatë kësaj krize të shëndetit publik, të vazhdojmë të mbështesim komunitetet tona në mbrojtjen e tyre kundër shtatzënisë së padëshiruar, IST dhe HIV”, tha një përfaqësues i departamentit të shëndetësisë për median MLive.