Lamborghini Sián, një “vetëtimë” hibride

Sián do të thotë vetëtimë në dialektin bolonjez dhe nuk mund të gjendej emër më i mirë për makinën e parë Lamborghini hibride. Marka e famshme italiane ka prezantuar një makinë të fuqishme për të ardhmen, por pa hequr dorë nga tradita duke ruajtur motorin ikonik V12. Pranë motorit V12 gjejmë edhe një motor elektrik prej 48 volt, që e bëjnë makinën Lamborghini Sián hibriden më të shpejtë në botë. Kjo makinë i kalon 350 km/h dhe arrin nga 0 në 100 km/h për 2,8 sekonda.

SHKARKO APP