Lamtumirë njollave në rroba, këta dy përbërës të kuzhinës do t’ju shpëtojnë
Të gjithë kemi të njëjtin problem, si të eleminojmë njollat nga rrobat shpejt dhe lehtë.
Pasi t’ja u tregojmë këtë truk padyshim që të gjithë do shkoni ta provoni.
Ja si mund të eleminoni lehtë njollat e djersës nga fanella, bluza juaj.
Detergjenti i zakonshëm për larje rrobash shpesh nuk mund t’ i eliminojë njollat e djersës, posaçërisht nga fanella e bardhë, mirëpo këta dy përbërës të kuzhinës do t‘i fshijnë shpejt dhe lehtë.
Kulloni një limon të freskët dhe përzieni me pak ujë dhe masën e përftuar vendoseni në njolën e djersës. Më pash lereni të thahet në diell dhe më vonë lajeni.
Nëse nuk keni arritur t’i eliminoni njollat me limon, bëni përzierjen nga 2 lugë sodë buke dhe gjysmë filxhani të vogël ujë.
Përzierjen e përftuar vendoseni në njollë dhe lëreni të qëndrojë 1 orë dhe më pas lajeni bluzën.
Njolla do të zhduket, ndërkaq gardëroba juaj do të jetë e pastër dhe e freskët.