Lidhje në distancë, si ta bëni që të funksionojë

Lidhjet në distancë mund të jenë të vështira, por ja disa këshilla si ti mbani ndjenjat dhe pasionin gjallë.

Bëni pakt me këtë lloj marrëdhënieje

Nëse partneri/ja mund të ndryshojë qytet për arsye banimi, shkollimi ose punësimi, ju duhet të bëheni të vetëdijshëm se jeni larg për momentin. Jepini kohë vetes për të reflektuar dhe për ta pranuar faktin.

Konsiderojeni provë

Nëse për disa çifte të qëndruarit larg njëri- tjetrit konsiderohet si vështirësi, për një çift që kërkon ta bëjë të funksionojë lidhjen largësia nuk është asgjë tjetër përveç se provë. Nëse arrini ta kaloni, atëherë jeni bërë për njëri- tjetrin.

Argëtohuni

Distanca do t’i ndryshojë gjërat, por kjo nuk do të thotë se së bashku nuk mund të argëtoheni. Përshembull shikoni bashkë televizor duke e lënë njëkohësisht në një stacion ku jepet emisioni, filmi apo programi juaj i preferuar.

Bëni vazhdimisht plane për të ardhmen tuaj

Një nga gjërat që do ju afrojë edhe më janë bisedat që do të bëni për të ardhmen. Edhe nëse nuk e dini si do të shkojnë gjërat më vonë, e mira është të flisni.

Lini mesazhe zanore

Komunikimi është çelësi që mban gjallë një lidhje në distancë. Mesazhet mundësisht dërgojani me zë, pasi kur ju dëgjon impakti është krejt tjetër.

Mos harroni të bëni surpriza të vogla kur takoheni

Mjafton që ai/ajo të buzëqeshë!

Një vizitë surprizë?

Mendojeni, sepse asgjë s’do t’a gëzonte më shumë!

Dërgojini vazhdimisht foto

Është e thjeshtë të dembelosesh kur je në një lidhje në distancë, por sa më shumë partneri të di për jetën tuaj, aq më mirë do të ndiheni të dy. Dërgoji foto që përshkruajnë ditën tënde njësoj sikur ajo të ishte aty.

SHKARKO APP