Liqeni që u merr jetën mijëra njerëzve çdo vit me stuhitë e fuqishme
Ne nuk mund ta ndalojmë natyrën kur e lëshon tërbimin e saj në formë vullkani, tërmeti, stuhi dhe ortekësh, por mund të përdorim teknologjinë për të na paralajmëruar për rrezik të afërt – dhe për të shpëtuar jetën.
Ndërsa dielli perëndon mbi Liqenin Viktoria, liqeni më i madh i Afrikës, dhjetëra mijëra peshkatarë përgatiten të dalin në ujë për të kaluar natën, duke peshuar kryesisht për tilapinë dhe barbunin e Nilit.
Ata e dinë se po rrezikojnë jetën dhe për fat disa prej tyre kurrë nuk do të mund të shihen përsëri.
Liqeni Viktoria – një liqen aq i madh që ndodhet në Ugandë, Tanzani dhe Kenia – është famëkeq për stuhitë e tij vdekjeprurëse. Në këtë kohë të vitit, erërat e forta, shiu, rrufeja dhe valët e mëdha janë një dukuri e rregullt.
Deri në 5,000 peshkatarë humbasin jetën çdo vit, thotë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
“Stuhitë zakonisht fillojnë në mesnatë dhe zgjasin deri në orën 6 të mëngjesit”, thotë Amone Ponsiano, oficer i ngarkuar në Policinë Detare, ishulli Nkose, Uganda.
“Kjo është koha e saktë kur peshkatarët janë shumë të zënë, duke mbledhur rrjetat e tyre. Është shumë e rrezikshme dhe ne kemi shumë njerëz që zhduken”.
Por një sistem i ri paralajmërues i hershëm i zhvilluar nga një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve dhe teknologëve mund të përfundojë në shpëtimin e qindra jetëve.
Thjesht, të dhënat satelitore në kohë reale nga NASA aplikohen në një model statistikor dhe përdoren për të parashikuar probabilitetin e një stuhie ekstreme.
Ky probabilitet është përkthyer në një mesazh paralajmërues të thjeshtë që u është dhënë peshkatarëve nëpërmjet mesazhit me tekst në Twitter ose WhatsApp.
Prof Wim Thiery, studiues i projektit – një ndërmarrje e përbashkët midis universiteteve me bazë në Bruksel Vrije Universiteit Brussel, Universiteti ETH Cyrih të Zvicrës, NASA, dhe CodeForAfrica – thotë se ka një “potencial të madh”, për teknologjitë e reja për të për të përmirësuar parashikimin e motit ekstrem.
Ndërsa moti i çoroditur bëhet më i zakonshëm për shkak të ndryshimeve klimatike, teknologjia do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për të na bërë “më pak të pambrojtur”, thotë ai.
“Ashtu si me parashikimin tradicional të motit, gjithmonë do të ketë mungesa dhe alarme të rremë“, pranon ai. “Kemi të bëjmë me një sistem kaos determinist, kështu që nuk mund të parashikosh gjithçka”, citon BBC.
Moti ekstrem nuk është vetëm rrezik vdekjeprurës në Afrikë.
Në vitin 2014, studenti i inxhinierisë së Stanfordit, Ahmad Wani u gjet i bllokuar për një javë duke pritur shpëtimin nga përmbytjet ekstreme në Kashmir të Indisë. Përmbytjet morën qindra jetë.
Që nga incidenti, ai ka përqendruar aftësitë e tij inxhinierike në zhvillimin e një platforme të mësimit të makinës që synon parashikimin e ndikimit të fatkeqësive natyrore. Parashikimet më të mira do t’i bënin komuniteteve urbane të përgatiten më mirë, mendon ai.