Lista, vendet ku jetohet më shtrenjtë dhe më lirë në botë

 

Vendet ku jetesa është më e shtrenjtë, apo më e lirë është bërë objekt i një shkrimi nga faqja “MoveHub” që ka bërë edhe një klasifikim të vendeve sipas kostos së jetesës, mbi bazën e të dhënave të raportit Indeksi i Çmimeve të Konsumit.

Lista përbëhet nga 119 vende, të cilat janë krahasuar me standardet e jetesës në Nju-Jork.

Vendet me koston më të lirë të jetesës janë ato të Azisë dhe Afrikës Veriore: India, Nepali, Pakistani, Tunizia dhe Algjeria.

Pesë vendet më të shtrenjta  dhe të bëjnë të varfër nëse nuk ke para për të jetuar atje janë: Zvicra, Norvegjia, Venezuela, Islanda dhe Danimarka.

Klasifikimi është bërë duke marrë në shqyrtim çmimin e ushqimit në supermarkete, transportin, restorantet dhe shërbimet utilitare.

Aspekte të tjera thelbësore për jetesën si banesa, veshjet dhe arsimimi nuk janë marrë parasysh.

Foto: Kontinenti Europian (Ngjyra kafe tregon nivelin më të lartë të kostos së jetesës, ndërsa jeshilja më e hapur tregon nivelin më të ulët)

Vendet më të shtrenjta:

Zvicra

Norvegjia

Venezuela

Islanda

Danimarka

Australia

Zelanda e Re

Singapori

Kuvajti

Britania e Madhe

Vendet më të lira:

India

Nepali

Pakistani

Tunizia

Algjeria

Moldavia

Egjipti

Maqedonia

Siria

Kamboxhia

SHKARKO APP