Lizzie Velasquez: Më quanin gruaja më e shëmtuar në botë
Lizzie Velasquez thjesht po kërkonte online, kur gjeti një video në YouTube, të titulluar “Gruaja më e shëmtuar në botë”.Ajo që nuk dinte 17- vjeçarja, ishte se në video shfaqej ajo. Video ishte parë miliona herë dhe komentet ishin të tmerrshme. “Pse e mbajnë prindërit, pse nuk e vrasin me zjarr,” shkruante dikush. “Kam qarë për shumë net. Mendova se jeta ime mbaroi,” tha ajo.Edhe në shkollë dhe në jetën e përditshme e tallnin çdo ditë. Ajo ka lindur me Lipodistrofi dhe marfan, çka nënkupton se nuk mund të shtojë në peshë, sado që të hajë. Por dhimbjen e ka kthyer në forcë dhe vendosi të hapë vetë një kanal në YouTube, ku u tregon njerëzve se duhet të kenë besim tek vetvetja, se ajo që ëshë ‘gruaja më e shëmtuar’, në fakt është një njeri.
Videot e saj janë kthyer në hit dhe ajo është thirrur për të folur në forumet e TED. Për të do bëhet edhe një film.Producentja e filmit thotë se ai do tregojë se kur njerëzit ngrihen, mund të ndryshojnë mendimet e njerëzve.