Lonely Planet e rëndit Sri Lank –ën si destinacioni më i mirë për vitin 2019
Pothuajse, 10 vjet pas përfundimit të luftës civile, Sri Lanka është shpallur nga “Lonely Planet” si shteti më i mirë në botë që duhet vizituar në vitin 2019. Fakti që u listua në vendin e parë lidhet me transportin më të mirë, hotelet e reja dhe shumë aktivitete.
Autorja e Lonely Planet, Ethan Gelber në raportin e botuar The Best Travel Places 2019 thotë se në Sri Lanka mund të gjesh gjithçka që kërkon, nga traditat tek monumentet budiste mijëravjeçare. Vizitat turistike në Sri Lanka janë rritur shumë që kur përfundoi konflikti 26 vjeçar, nga 447.890 turistë të regjistruar në vitin 2009 me 2.1 milion të regjistruar vitin e kaluar.
Vendin e dytë si shteti që duhet vizituar patjetër shpallet Gjermania, pasuar nga Zimbabëe, Panama, Kyrgystan, Jordani, Indonezi, Bjellorusi, Sao Tome & Principe dhe Belize.
Në qytetet më të mira në botë për tu vizituar shpallet kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhagen, për projektin modern, 15 restorante të vlerësuara me çmimin “Michelin” dhe një kulturë shumë ekologjike.
Raporti i vendeve që duhen vizituar patjetër për shkak se ja vlen dhe nuk kushton shtrenjtë mbizotërohet nga Nille Valley në Egjipt. Për ata që nuk kanë qenë ndonjëherë, vendet antike të klasit botëror si Nili dhe Luxori në Aswan mund të vizitohen për disa dollarë.