Luanesha vret babain e tre këlyshëve të saj
Një luaneshë ka vrarë babanë e tre këlyshëve të saj në një kopsht zoologjik në SHBA.
Zuri, 12 vjeç, sulmoi Nyack, 10 vjeç, por stafi i Indianapolis Zoo nuk mundi ti ndajë dhe Nyack ngordhi nga mbytja.
Dy luanët kanë jetuar në të njëtin rrethim për 8 vite dhe kishin tre këlyshë së bashku në vitin 2015.
Në një post në Facebook, stafi i kopshtin zoologjik tha se do të bënin një “hetim të plotë” për të kuptuar se çfarë ndodhi.
“Nyack ishte një luan i mrekullueshëm dhe do na mungojë shumë,”-shkruhej në postim.
Stafi tha se u alarmuan pasi dëgjuan zhurma të pazakonta në kopshtin zoologjik.
Kur ata shkuan panë Zurin që kishte kapur Nyackin nga qafa dhe pavarësisht përpjekjeve për t’i ndarë, luanesha vazhdonte të shtrëngonte partnerin e saj derisa ai nuk lëvizi më.
Ndërsa në deklaratë shtohej se nuk ka pasur kurrë agresion midis tyre.