“Luftë” në majat e malit, leopardi bie nga disa metra lartësi bashkë me prenë e tij
Një turist në Himalaje ka qenë dëshmitar i një ngjarje të pazakontë në këtë zonë.
Ai ka arritur të filmojë momentin kur leopardi i njohur si “leopardi i borës” i vërsulet një dashi, dhe rrëzohet me të duke përfunduar qindra metra poshtë dhe duke u përplasur vazhdimisht nëpër shkëmbinj.
Edhe pse fillimisht dashi i mbijetoi rrëzimit të parë nga qindra metra, pas përplasjes së vazhdueshme ai mbeti i ngordhur në vend, derisa leopardi ngrihet në këmbë dhe e tërheq zvarrë “drekën” e tij.