“Made in Italy” – Nga vijnë realisht makaronat që konsumojmë?

Makaronat janë një nga ushqimet më të njohura në botë të cilat konsumohen pothuajse nga të gjithë. Kanë forma apo shije të ndryshme por në shumë pak raste e dimë se nga ku vijnë.

Sipas rregullave të BE-së, prodhuesit e makaronave duhet të tregojnë origjinën e grurit dhe vendin ku përpunohen. Nëse për shembull, marka përdor një flamur italian ose një emër që tingëllon italisht, kjo do të thotë vendin nga vijnë por nuk jepen detaje që përpunimi apo edhe gruri i përdorur e kanë origjinën nga Italia.

Sipas Dario Dongo, një avokat i BE për ushqimin, kjo nuk garanton transparencë.

“Indikacioni jo-BE / BE është i padobishëm. Thjesht thotë se lënda e parë është me origjinë nga Planeti Tokë, dhe jo nga Saturni apo Jupiteri ! Sepse BE / jo-BE nuk do të thotë asgjë tjetër përveç Planet Tokës. A është kjo transparenca që ne duam? Jo ”.

Sipas një testi të kryer nga Euronews në pako të ndryshme të makaronave ka shumë konfuzion se nga vjen gruri, nga i cili është prodhuar produkti.

E para është një markë belge e cila thotë se prodhon makarona me grurë belg.

Një markë e dytë shënon “Made in Italy”, por paketa zbulon se ka përdorur grurë BE dhe jo-BE.

Një markë e tretë, që përdor si logo një flamur italian, tregon vetëm se makaronat u prodhuan në BE …. por askush nuk e di se ku!

Burimi: Euronews

SCAN

SHKARKO APP