“Mali” i mbeturinave më i lartë në botë
Ghazipur është konsideruar si ‘shtëpia’ e malit të mbeturinave më të madh në botë.
Mali më i lartë i mbeturinave në New Delhi pritet të shkojë më lart se Taj Mahali vitin e ardhshëm, duke u bërë një simbol i asaj që OKB e konsideron kryeqytetin më të ndotur në botë.
Zogj, lopë, qen enden në hapësirën e madhe të landfillit të Ghazipur, në pjesën lindore të New Delhi.
Landfilli zë një sipërfaqe gati sa 40 fusha futbolli, ndërsa rritet me gati 10 metra çdo vit ndërsa nuk ka ndërmend të ndalet.
Aktualisht Ghazipur ka lartësinë 65 metra dhe me ritmin e rritjes do jetë më i gjatë se ikona Taj në Agra me lartësi rreth 73 metra, në vitin 2020.
Ghazipur u hap në vitin 1984 dhe arriti kapacitetin e tij në vitin 2002 kur duhej të ishte mbyllur.
Rreth dy mijë ton mbeturina derdhen në Ghazipur çdo ditë.