Mamuthi i klonuar do të endet përsëri në Siberi brenda një dekade
“Jurassic Park” do të banohet përsëri nga mammothët në më pak se 10 vite.
Lajmi u konfirmua nga kreu i republikës së Sahut të Rusisë, Aisen Nikolaev.
“Kjo mrekulli do të ndodhë brenda një dekade,”-u shpreh ai në Forumin Ekonomik Lindor (EEF) në Vladivostok, duke treguar bashkëpunimin e vendit me shkencëtarët koreanë dhe japonezë.
“Ne po punojmë në mënyrë aktive me Korenë e Jugut,”-tha Nikolaev, duke parashikuar që ringjallja e kafshëve të zhdukura është e afërt. “Në vitin 2014, unë dhe një grup shokësh të mi propozuam një projekt për të krijuar një Park Ice Age me mamuthë, të gjithë qeshën atëherë por asnjë nuk po qesh tani.”
Republika Sakha – e njohur edhe si Yakutia – është shtëpia e Parkut të Pleistocenit, që po kërkon të rikrijojë ekosistemin që ishte dominues kur mamuthët lulëzuan.
“Ky është projekti i së ardhmes,”-tha ai për mediat ruse. “Unë besoj se do të jemi në gjendje të klonim mamuthë.”