Maska të Hitlerit në qendër të Pragës, policia çeke nis hetimet

Policia çeke është duke hetuar shitjen e maskave të Adolf Hitlerit në një dyqan në qendër të Pragës. Ambasadori i Gjermanisë në Pragë, Christoph Israng, e postoi në Tëitter fotografinë e maskës së ekspozuar.

“Çekët kanë vuajtur aq shumë nën regjimin nazist. Përse shiten mbeturina të tilla në qendër të Pragës tani?”, pyeti Israng. Ai nuk e përmendi emrin e dyqanit. Policia tha se ka nisur hetime për të përcaktuar nëse është shkelur ndonjë ligj. “Mund të konfirmoj se po e trajtojmë rastin e shitjes së maskave në qendër të Pragës”, tha një zëdhënëse e policisë për agjencinë çeke të lajmeve CTK, shkruan Rel.

Si udhëheqës i Gjermanisë naziste, Hitleri ka mbikëqyrur aneksimin dhe pushtimin e Republikës Çeke – dikur Çekosllovaki – nga viti 1938 deri më 1945. Nën okupimin nazist, civilë çekë janë masakruar dhe janë dërguar në kampe përqendrimi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu përgjigjur ambasadorit Israng në Tëitter, ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, tha se policia po merret me çështjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?