Mastercard rrit limitin e pagesave/ Të paguash pa kontakt, në Shqipëri rritje me 125%, në 4500 lekë
Sot janë mbi 1 milionë shqiptarët të cilët janë të pajisura me karta bankare, nëpërmjet të cilave mund të kryejnë pagesa të shpejta, pa pasur nevojë të kenë para fizike, cash.
Së fundmi, avancimi i teknologjisë na ka mundësuar që këto pagesa të kryhen edhe më lehtë, pa pasur nevojë për kontakt. Mjafton afërsia e kartës me aparatet POS, nëpër dyqane, për të kryer pagesën. Kjo lloj teknolgjie është e përhapur edhe në Shqipëri, nëpërmjet dy gjigandëve MasterCard dhe Visa.
Së fundmi, Mastercard ka njoftuar se janë 29 shtete eurpiane dhe të Azisë qendrore, të cilat kanë rritur limitin e pagesës pa kontakt, mes të cilave edhe Shqipëria. Në vendin tonë rritja e limitit fikoshet në masën 125%, nga 2000 lekë që ishte më parë, në 4500 lekë sot.
Edhe Kosova është mes shteteve që ka rritur limitin, nga 15 euro që ishte më parë, në 40 euro sot. Kartat Mastercard, pa kontakt, në tregun vendas ofrohen nga Credins Bank./SCAN