Mbi 5 mijë persona duan të pijnë lëng skeleti
Para disa javësh, arkeologët në Egjipt gjetën një varr (sarkofag) të zi në Aleksandri, të paprekur prej 2 mijë vitesh. Aty u zbulua skeleti i tre personave të një familjeje, të cilët dyshohet se janë djegur të gjallë. Duket se historia e sarkofagut të zi ka nxitur disa dëshira të çuditshme tek njerëzit. Mbi 5.300 njerëz thonë se duan të pijnë nga lëngu i zymtë që u zbulua në sarkofag bashkë me eshtrat e lashta. Dikush krijoi një peticion në “change.org” për të “lejuar njerëzit të pijnë lëngun e kuq nga sarkofagu i errët”. Autori beson se “lëngu i skeletit” duhet të bëhet në një pije të gëzuar kështu që kushdo që dëshiron ta pijë mund të marrë fuqitë e tij dhe në fund të vdesë. Ideja u përhap aq shpejt sa u bëri thirrje mijëra njerëzve që të nënshkruajnë peticionin. Në komentet e shumta të njerëzve vihet re se disa kanë dëshirë të pijnë lëngun e skeletit sepse janë të etur, ndërsa të tjerë janë kuriozë për shijen.