Mbreti i kokainës Eskobar dogji 2 mln dollarë për të ngrohur vajzën

 Shtëpi përrallash”, me një pishinë shumë të madhe, një kopsht zoologjik privat që kishte vlerën e miliona dollarëve pasi aty mbaheshin kafshë shumë të rralla dhe ekzotike, toka në Kolumbi ku jetonte Pablo Escobari me familjen e tij e cila kishte një hapësirë gjigante mund të dukej si vendi ideal për tu rritur.

Shtëpia ku jetonte familja e baronit Esobar, ishte shtëpia të cilën e ëndërronte çdo fëmijë.

Por për të voglin Sebastian Marrokuiun, ky ishte po ashtu vendi që mbillte frikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Frika më e madhe vinte pasi babai i tij Pablo Escobar, në atë kohë ishte njeriu më i kërkuar i drogës dhe ishte i angazhuar në një luftë të gjatë e të përgjakshme në mes të dy bandave rivale të trafikimit të kokainës në shtetin kolumbian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sebastian i cili tani është 38-vjeçar është rritur në një epokë kur babai i tij u rendit si njeriu i shtatë më i pasur në botë në revista Forbes me një pasuri të vlerësuar prej rreth 18 miliardë funta.

Sebastian i cili e ka ndryshuar emrin e tij nga Juan Pablo Escobar ka dhënë hollësi nga jeta e tij si fëmija i “mbretit të kokainës” në librin me titull “Pablo Esobar: Babai im”.

Ai ka treguar në të kaluarën se si babai i tij mbret i drogës njëherë kishte djegur më shumë se 1 milionë funta për të mbajtur ngrohtë vajzën e tij gjatë një nate të ftohtë arratie.

Pablo Escobar kishte ndezur zjarrin duke përdorur dollarët amerikan në një strofull malore derisa po ndiqej nga autoritetet, vetëm që bija e tij e cila vuante nga një sëmundje të mos kishte të ftohtë.

Sebastian ka treguar se ai ai ishte vetëm 9 vjeç kur e ka marr mësimin e parë për drogën nga babai i tij.

Pablo Esocobar i kishte treguar djalit të tij se si ai kishte përdorur çdo drogë ekzistuese përveç heroinës dhe e kishte këshilluar atë që të mos e bënte kurrë të njëjtën gjë dhe të mos i ndiqte asnjëherë hapat e të atit.  Në një intervistë për AFP, Sebastian ka treguar se ai ka vendosur të shkruajë autobiografinë e tij për të treguar historinë e rinisë nga perspektiva e tij.

“Unë kisha privilegjin të isha djali i Pablo Escobar. Për mua ai ishte babai më i mirë. Kam me mijëra letra që mi ka shkruar ku më këshillonte dhe më inkurajonte që të edukohesha dhe të arsimohesha, të isha një njeri i mirë dhe të qëndroja larg drogave”, ka thënë ai.

“Unë dhe mamaja ime e lusnim shumë herë që të braktiste jetën e tij të dhunës dhe krimeve mirëpo ai kishte ardhur në një pikë kur nuk kishte më kthim”, ka vazhduar Sebastian.

Siç rrëfen djali i tij, Pablo Escobar pavarësisht se ishte armiku më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kolumbisë, ai ishte një hero për njerëzit e varfër në Medellin të cilët i ndihmonte vazhdimisht. I lindur më 1949 Pablo Emilio Escobar Gaviria ka filluar karrierën e tij kriminale në rrugët e Medellin të Kolumbisë si tinejxher duke shitur cigare të kontrabanduara dhe duke vjedhur makina.

Në vitin 1970 Escobar kaloi në biznesin e trafikimit të kokainës dhe ai u bë aq i suksesshëm saqë arriti të blente 15 aeroplanë dhe gjashtë helikopterë për të kontrabanduar drogë kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Kur është qëlluar nga Policia komumbiane në dhjetor të vitit 1993 ai ishte njëri prej kriminelëve më të pasur në histori me një pasuri prej 30 miliardë dollarësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?