McLaren me një super makinë të re – Kushton 1.7 milion dollarë dhe do të prodhohen vetëm 399 të tilla

McLaren ka prezantuar modelin e ri Elva i cili do të kushtojë 1.7 milion dollarë i cili do të vijë në versionin kabriolet , nuk do të ketë ‘çati’ dhe xhami mbrojtës do të jetë prej ajri.

Për t’ju ndihmuar të mbani erën nga fytyra juaj, Sistemi i Menaxhimit të Ajrit të Elva aktivizohet kur makina drejtohet me shpejtësi afërsisht 25 milje në orë. Sistemi drejton ajrin rreth kabinës për të krijuar atë që e quan “flluskë qetësie” për ata që gjenden brenda. Ajri kanalizohet përmes pjesën së përparme të makinës dhe formohet si një fletë pak përpara kofanos.

Në rast se makina rrotullohet në një aksident, drejtuesi dhe pasagjeri do të mbrohen nga një sistem automatik. Sistemi i mbrojtjes nga rrotullimi përfshin mbrojtëse metalike të forta që vendosen nga pas sediljeve në momentin kur sensorët aktivizohen ato dalin.

Elva,  është mundësuar nga një motor V8 turbo me 804 kuaj fuqi dhe mund të arrijë nga zero në 60 milje në orë në tre sekonda.

Vetëm 399 Elva do të prodhohen, tha McLaren, dhe të parat priten të dorëzohen afër fundit të vitit 2020.

Elva është modeluar si makinë garash në mesin e viteve 1960 dhe tani vjen me një version të ri të rimodeluar dhe më bashkëkohor.

SCAN

SHKARKO APP