Më 28 shtator Hëna e Kuqe do të shihet në Shqipëri…A lidhet kjo me apokalipsin?

Në 28 shtator, edhe në Shqipëri do të shihet ai që cilësohet si “eklipsi më i bukur i Hënës 33 vitet e fundit”. Në vendin tonë pritet të shfaqet në orët e para të mëngjesit të fillim-javës, në intervalin 2 pas mesnate, deri në 7 e 23 minuta.

Hëna do të hyjë në hijen e Tokës e do të ndryshojë ngjyrë në të kuqe, duke kaluar përpara Diellit, por pa e fshehur të gjithin.

Por studiuesit e Apokalipsit e lidhin këtë ngjarje, si shenjë e keqe, pasi po afron përmbysja e botës. Ata thonë se këtë herë Hëna do të shfaqet e përgjakur, si asnjëherë tjetër, shenjë kjo që sinjalizon prej tyre edhe përmbysjen e botës.

NASA e ka hedhur poshtë këtë pretendim, megjithatë lajmet e fundit konfirmojnë se një asteroid, i përbërë nga një masiv i madh shkëmbor, po lëviz drejt Tokës. Fakti që ky trup qiellor kryen lëvizje të pakontrolluara, do të thotë se nëse afrohet dhe përplaset me planetin tonë, shanset janë që ta shkatërrojë atë.      

SHKARKO APP