Me 3,000 dollarë, mund të ecni mbi ”ujin e bekuar” (FOTO)
Nëse ju duhej një tjetër provë se po dalim nga rruga e Zotit, këto atlete Nike mjaftojnë. Firma me qendër në Brooklyn, MSCHF solli në treg një palë atlete ”Nike”, me vlerë mijëra dollarëshe që njihen si “Atletet Jezus”.
Këto ”Nike Air Max 97”, kanë 66 cc ujë të bekuar në shoje, i cili vjen drejt për së drejti nga lumi Jordan, një kryq, shtroje të kuqe siç e kërkon tradita e Vatikanit dhe një shkrim nga Matthew 14:25. Gjithashtu, mbajnë era temjan, që sipas Librit të Matthew, ishte një nga dhuratat që mendimtarët i sollën Jezusit natën që lindi.
Pas daljes në treg të atleteve, kreu i shitjeve të MSCHF, Daniel Greenberg, tha për ”New York Post”, se ekzekutuan këtë ide për të kritikuar ”kulturën e bashkëpunimit”, që solli pranë klientit një linjë veshjesh të zyrës së postës me Forever 21 dhe një linjë produktesh si bashkëpunim i çajit Arizona me Adidas.