Me ardhjen e Marsit, zbuloni çfarë të mira sjell pranvera për ju

Është e vërtetë që ne marrim energji nga dielli. Fuqia dhe ngrohtësia e rrezeve të tij, ndikon në emocionet tona, duke rritur nivelin e entuziasmit. Dielli është energji, ngrohtësia që sjell pranvera është energji pozitive.

Edhe natyra bëhet më e bukur në pranverë. Ka lule dhe sytha të vegjël nëpër pemë, fqinjët i kanë hequr palltot e rënda, mendimet bëhen me të freskëta, peshojnë më pak dhe në mëngjes vendos të hapësh të gjithë grilat e dritareve dhe ta lësh diellin të hyjë brenda. Marsi u fut sot, pranvera ka trokitur tashmë në zemrën tonë, dhe kjo ndjehet në ajër.

Me ndryshimin e stinëve, me ndryshimin e kohës dhe të temperaturave, vetëkrijojmë iluzionin, se ndryshojmë edhe ne, se përmirësohemi si natyra, se lulëzojmë si ajo, sepse ne frymojmë si pjesë e saj, jemi një me të. Ky iluzion, është një ushtrim i vogël vizualizimi në mëndjen tonë, por na bën të ndjehemi më mirë, dhe kjo është më e rëndësishmja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dielli nuk do të fshihet më pas reve, është koha të lëmë pas zymtësinë dhe zonën e komfortit që dimri deri diku na imponon. Energjia e mirë sillet rreth nesh. Pranvera është pas deres, ajo po vjen me vrap, dhe po me këtë ritëm ne duhet të vrapojmë pas ëndrrave tona. Dielli është aleati ynë më i mirë. Kur nuk e kemi, kur nuk e shohim, duhet gjetur një mënyrë ta krijojmë brënda nesh, sepse ne mund t’i krijojmë ato qe nuk i kemi, e zotërojmë këtë fuqi. Dielli shkëlqen më fort atje…brenda nesh. Pa diell, nuk ka ëndrra, nuk ka motivim, nuk ka as pranverë!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?