Me ndihmën e “lenteve kozmike” vëzhgohet ylli më i largët

Placeholder Image

Gjendet rreth nëntë miliradë vite dritë larg Tokës dhe është ylli më i largët i vëzhguar ndonjëherë.

Këto imazhe u kapën nga teleskopi hapësinor “Hubble” falë një renditje të rrallë të galaktikave në një distancë rreth pesë miliardë vite dritë, që ka shërbyer si një lente zmadhuese kozmike.

Detajet e këtij vëzhgimi u publikuan në revistën shkencore “Nature Astronomy”.

Ky yll i veçantë quhet “Icarus”, ndërsa emri shkencor është “MACS J1149+2223 Lensed Star 1”, që ka një shkëlqim ngjyrë blu të ndezur.

Të drejtuar nga Patrick Kelly, i Universitetit të Minesotas, shkencëtarët e zbuluan këtë yll rastësisht sikurse ndodh shpesh në shkencë.

Në fakt, ata po mbanin nën vëzhgim një supernova, faza përfundimtare e jetës së një ylli gjigant që shpërthen pasi ka ezauruar “karburantin” e tij bërthamor, kur papritur vunë re një pikë të shkëlqyeshme që në atë zonë të qiellit nuk ishte vëzhguar më parë.

Për Alex Filippenko, i Universitetit të Berkeley, një prej autorëve të studimit, “këto lente janë teleskopë të mrekullueshëm kozmikë, më të mëdhenj se sa ata që mund të jemi në gjendje të ndërtojmë ndonjëherë. Për herë të parë vumë re, një yll të madhësisë noramle. Jo një supernova, apo një vetëtimë me rreze gama, fenomen shumë i shkëlqyeshëm, por një yll normal që shkëlqen miliarda vite dritë larg nesh”.

SHKARKO APP