Më në fund një vajzë, por pas 11 tentativash

Shpesh ka çifte që thonë se do të bëjnë 11 fëmijë, aq sa për një ekip futbolli. Por, “nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”, është një shprehje e urtë popullore, pasi të bësh 11 fëmijë duket një mision i pamundur.

Por një çift nga Ross-shire, në Skoci ia ka dalë që bëhet me 11 fëmijë, por misioni i tyre nuk ka qenë asnjëherë të plotësojë formacionin që do të hedhë në fushë, por Alexis and David Brett kanë dëshiruar gjithnjë të bëheshin me 1 vajzë.

E pas 10 fëmijëve meshkuj më në fund ëndrra e tyre është e realizuar me ardhjen në jetë të Cameron.
Alexis u bë nënë për herë të pare në moshën 22-vjeçare, e përgjatë 15 viteve të tjera solli në jetë edhe 9 fëmijë.

E nuk është aspak e lehtë të menaxhosh një familje me 13 anëtarë, pasi vetëm në 1 javë prindërve u duhet të blejnë 16 bukë, 50 kuti me qumësht, qindra fruta, pa futur në llogari patatinat, çokollatat apo preferenca të tjera të fëmijëve.

SHKARKO APP