Më pak përkujdesje për higjienën personale, por më shumë për higjienën e shtëpisë – Koronavirusi transformon prioritetet e përkujdesjes higjienike
Gjigandi i mallrave të konsumit Unilever ka vërejtur një trend shqetësues: higjiena personale e njerëzve po përkeqësohet ndërsa ata janë në karantinë.
Unilever ka parë një rënie në përdorimin e konsumimit të deodorantëve dhe produkteve që lidhen me kujdesin e flokëve dhe lëkurën, duke sugjeruar që njerëzit po kujdesen më pak për higjienën personale kur ata kanë më pak njerëz për t’u takuar.
Shefi i financave të këtij grupi, Graham Pitkethly, i tha Financial Times se Unilever besonte se njerëzit kishin të ngjarë të kalonin “më shumë kohë në shtëpi, dhe rrjedhimisht i kushtojnë më pak kohë kujdesit personal.”
Dëshira e njerëzve për pastërtinë shtëpiake nuk duket se është zbehur ama.
Në fakt, kompania Unilever me seli në Londër tha në njoftimin e saj për shtyp se produktet e saj të pastrimit të brendshëm po rriten në popullaritet.
Burimi: Business Insider – SCAN