Më shumë se 30 qytetërime aliene mund të ekzistojnë në Galaktikën tonë
Një studim i madh i kryer nga Universiteti i Nottingham, sugjeron se mund të ketë dhjetëra civilizime “aktive” të huaja në Rrugën e Qumështit.
Studimi përdori një llogaritje të njohur si Kufiri Astrobiologjik Kopernikan, për të përcaktuar se sa planetë në galaktikën tonë mund të jenë shtëpi e të huajve, dhe rezulton se mund të kemi më shumë se 30 fqinjë të jashtëm.
Për qëllimet e studimit, studiuesit supozuan se jeta zhvillohet në planetë të tjerë në mënyrë të ngjashme me atë se si zhvillohet në Tokë, dhe se speciet e reja do të duhet të zhvillohen në mjedise të pasura me metal, në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë njerëzit.
Christopher Conselice nga Universiteti i Nottingham, shpjegoi në një deklaratë për shtyp se u deshën pesë miliardë vjet që jeta inteligjente të formohej në Tokë.
Prandaj, nën supozimin se duhen pesë miliardë vjet që jeta inteligjente të formohet në planetë të tjerë, Conselice dhe ekipi i tij vlerësuan se duhet të ketë disa civilizime aktive në Galatikën tonë.
Aftësia për të zbuluar civilizime të tjera varet nga kapja e sinjaleve, siç janë transmetimet radio nga satelitët dhe televizioni, që dërgohen në hapësirë.
Nëse këto civilizime teknologjike zgjasin për aq kohë sa tonat, vlerësohet se mund të ketë 36 civilizime inteligjente në vazhdim.
Nga ana tjetër, është e mundur që civilizimet e tjera të zhvillohen, por të vdesin para se t’i zbulojmë ato.joq