Mënyra më e keqe për të reaguar ndaj koronavirusit, sipas mjekëve
Ju të gjithë i keni lexuar e dëgjuar me dhjetëra herë këshillat e mjekëve për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ashtu sikurse keni dëgjuar edhe këshillat e specialistëve për mënyrat e reagimit ndaj kësaj situate, e cila ka ngrirë të gjithë botën
COVID-19 nuk është shaka dhe nuk kalon lehtësisht nëse ne nuk reagojmë të gjithë bashkë.
Këshillat e thëna me dhjetëra herë janë një mënyrë e mirë për t’u mbrojtur, por mjekët këto ditë janë përqendruar edhe tek mënyra, me anë të së cilës NUK duhet të reagoni ndaj kësaj sëmundjeje.
Pas këshillave:
▪ Lani duart sa më shumë dhe jo më pak se 20 sekonda
▪ Shmangni sa më shumë prekjen me dorë të gojës, syve dhe hundës
▪ Desinfektoni vazhdimisht sipërfaqet e ndryshme që prekni me spray ose me përmbajtje alkooli deri në 60 për qind
… qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë
… mbani parasysh: këto janë mënyrat më efektive, të aprovuara nga mjekët në mënyrë që të parandaloni prekjen nga koronavirusi dhe, natyrisht, janë prioritare. Sigurisht, duhet të vazhdoni t’u jepni përparësi. Por nëse pyetjen e ndërtojmë ndryshe, në një këndvështrim tjetër?
Cila është mënyra më e keqe për të reaguar ndaj koronavirusit, gjëja më e keqe që mund të bëni duke rrezikuar veten dhe të tjerët?
Aruna Subramanian, MD, mjeke e sëmundjve infektive, pedagoge në Universitetin e Stanford-it, përgjigjet: “Përdorimi me tepricë i produkteve të kujdesit shëndetësor.”
Kjo, sipas mjekes, është gjëja më e keqe që shumë prej nesh bëjnë në këtë moment.
Gjëra të tilla si përdorimi i tepërt i maskave, të cilat rekomandohen vetëm nga specialistët, pastruesit e shtëpisë, ilaçet apo edhe grumbullimi i ushqimeve, duhet të shmangen: “Është mirë të përgatitesh”,- thotë Dr. Subramanian. “Por të boshatisësh të gjitha raftet duke mos u lënë mundësi të tjerëve nuk është gjë e mirë”.
Ajo inkurajon të shikoni përpara, sepse të ndihmoni për të mbrojtur ata që janë përreth jush, aq sa është e mundur, do të ndihmoni në luftën kundër shpërthimit në planin afatgjatë.
“Nëse njerëzit përreth jush nuk kanë furnizimet e duhura, edhe ata sëmuren”,- shpjegon Dr. Subramanian, dhe kjo vetëm do të zgjasë dhe do të rritë krizën më shumë.
Vazhdoni ta izoloheni në shtëpi, por sigurohuni që të kontrolloni proporcionet tuaja dhe të blini vetëm atë që ju nevojiten.