Mënyrat për të larguar insektet nga shtëpia pa përdorur kimikate

Mentja: Merrni disa gjethe menteje , shtypini dhe shpërndajini në të gjitha dhomat. Aroma e saj do të pengojë që insektet të futen në shtëpinë tuaj. Gjethet e mentes mund t’i vendosni edhe në dollap midis rrobave, në këtë mënyrë rrobat do të kenë aromë të mirë dhe do të jenë të mbrojtura nga insektet.

Soda e bukës: Ndryshe ngamentja, soda vret insektet që gjenden tashmë në shtëpinë tuaj. Shpërndajeni nëpër shtëpi, veçanërisht në cepa ose poshtë mobiljeve. Soba e bukës i vret insektet duke i dehidratuar.

Eukalipti, livandoja dhe rozmarina: Vajërat e këtyre bimëve janë jashtëzakonisht efektive në mbajtjen larg të insekteve. Ato mund të përdoren duke kombinuar pesë pika nga tre vajërat respektivë në një gotë me ujë. Masën e hedhim në një shishe spray dhe spërkasim vendin ku janë insektet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uthulla: Ashtu si me vajrat, edhe uthullën mund ta përzieni me ujë dhe të spërkasni në shtëpi. Aroma ndoshta nuk do të jetë më e këndshmja e mundshme, por do të largohet shumë shpejt. E rëndësishme është që rezultatet do të jenë të mira.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?