Mercedesi më i vjetër në Europë, gjendet në qytetin shqiptar

Kudo në botë, automjetet antike (që kanë mbi 30 vite që janë prodhuar) vlerësohen dhe çmohen së tepërmi nga të apasionuarit pas makinave të vjetra.

Madje ka nga ata që shpenzojnë vlera marramendëse për të blerë të tilla makina që revolucionizuan teknologjinë e automobilave, kur ato dalin nëpër ankande të ndryshme.

A e kishit menduar ndonjëherë se në një qytet shqiptar gjendet një ndër makinat më të vjetra në Europë?

Bëhet fjalë për një makinë të markës së njohur gjermane të prodhimit të automobilave, Mercedes, e cila është prodhuar mbi 60 vjet më parë.

Makina e rrallë është blerë nga një qytetar në Drenas të Kosovës.

Personi në fjalë ka kryer edhe disa modifikime mbi të, duke e kthyer atë në një automjet luksi.

SHKARKO APP